Sporti

Legjenda e futbollit turk, Demirel: “Të gjithë janë keq këtu, ju lutem na ndihmoni…”

02/06/2023 09:21
nga:E K

Një termet i fuqishëm goditi sot një pjesë të madhe të Turqisë, duke lënë të vdekur një numër të madh të personave.

Legjenda e futbollit turk, Volkan Demirel ka kërkuar ndihmë nga të gjithë. Ai thotë se në qytetin, Hatay gjendja është e tmerrshme dhe shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Drejtori Teknik i Hatayspor, Volkan Demirel: “Të gjithë në Hatay janë të shkatërruar. Të gjithë po vdesin. Ju lutemi dërgoni një ambulancë dhe ndihmoni këtu. Ndihmë, ne nuk mund t’i nxjerrim njerëzit.”