Sporti

Legjenda e Chelseat, Bobby Tambling, ka vdekur në moshën 84-vjeçare

06/04/2026 10:18
nga:L J

Legjenda e Chelseat, Bobby Tambling, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Tambling shënoi 202 gola në 370 paraqitje për Chelsean midis viteve 1959 dhe 1970, një rekord klubi që qëndroi deri sa u tejkalua nga Frank Lampard në vitin 2013.

Chelsea i bëri homazh ish-sulmuesit të tyre: “Klubi i Futbollit Chelsea ka humbur me shumë trishtim një nga lojtarët tanë më legjendarë me ndarjen nga jeta të Bobby Tambling në moshën 84 vjeçare.

“Klubi i Futbollit Chelsea i dërgon ngushëllimet tona më të thella gruas së Bobby-t, Val, pjesës tjetër të familjes së tij dhe miqve të tij në këtë kohë të vështirë.”

/GazetaBlic Sport/