Sporti

Legjenda e Bayern Munich kritikon ashpër Leroy Sane: Ai nuk di të shënojë

04/14/2021 15:44
nga:L J

Legjenda e Bayern Munchen, Mehmet Scholl ka shpërthyer në Leroy Sane pas eliminimit të klubit të Bundesligës nga Champions League.

Skuadra e PSG’së ka eliminuar Bayern Munich nga Liga e Kampionëve, pas rezultatit të përgjithshëm 3-3 dhe golave si mysafir, përcjell GazetaBlic Sport.

Sane luajti 90 minuta të ndeshjes së dytë në Parc des Princes, por nuk arriti të bëjë ndikim.

“Jam i mbingarkuar, nuk e di. Në moshën 25 vjeçare, ai është ende nuk mund të finalizojë,” tha Scholi – i cili fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2001 për gazetën gjermane Bild.

“Atij ende i mungon struktura. Ai është bërë më i mirë në përgjithësi dhe po kupton gjithnjë e më shumë lojën e Bayern Mynihun, por nuk ka ndikim në lojë sa
Arjen Robben ose Franck Ribery.”