Të shtunën, Sergio Busquets u pensionua zyrtarisht nga futbolli pas fitores së Inter Miami në Kupën MLS në Miami.
Kapiteni i Barcelonës, Ter Stegen, i ka shkruar një mesazh urimi Busquets për daljen e tij në pension.
“Urime për karrierën tënde të klasit botëror, Busquets. Është e mrekullueshme të të shoh të përfundosh me një tjetër trofe”, shkruan Ter Stegen në Instagram.
“Një legjendë e Barçës dhe futbollit, një nga më të mirët ndonjëherë në pozicionin tënd. Ishte kënaqësi të ndaja fushën me ty kaq shumë herë.
“Të uroj më të mirat në kapitullin tënd të ardhshëm!”
Busquets u tërhoq gjithashtu së bashku me një tjetër legjendë të Barçës, me Jordi Alba që gjithashtu var këpucët e tij.
/GazetaBlic Sport


