Varësia e Wojciech Szczesny -t nga duhani nuk është sekret për askënd në botën e futbollit, por ai vazhdon të jetë shënjestër e kritikave.
Lobo Carrasco, një sulmues legjendar i Barcelonës midis viteve 1978 dhe 1989, nuk ishte i kënaqur me portierin polak që pinte duhan hapur gjatë festimeve të titullit të Blaugrana -s, si në dhomën e zhveshjes së stadiumit Espanyol të mërkurën ashtu edhe në paradën e kampionëve të nesërmen.
“Është një imazh i keq, ai është i rrethuar nga atletë. Shoh dikë që është i sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë për të kapërcyer një varësi që po i merr jetën”, theksoi Lobo Carrasco, i shqetësuar për shembullin që u jepet të rinjve.
“Po u transmeton një imazh të tmerrshëm fëmijëve që duan të bëhen futbollistë”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport