Sporti

Legjenda e Arsenalit gati sa nuk shpërthen në lot duke shikuar humbjen turpëruese ndaj Manchester Cityt

08/29/2021 09:10
nga:Lorik J

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ishte afër të qante, ndërsa shikonte skuadrën e tij në humbjen poshtëruese 5-0 kundër Manchester City.

Wright ishte duke parë ndeshjen në studio televizive dhe kamerat kapën reagimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mos u shqetëso, Wright,” i tha Wright-Phillips babait të tij i cili dukej dukshëm emocional.

“Cdo gje do te rregullohet!”

Tifozët kanë reaguar ndaj videos që u shpërnda në mediat sociale dhe po ndihen saktësisht njësoj si Wright.

/GazetaBlic Sport