Sporti

Legjenda e Arsenalit e ‘porosit’ klubin për ta transferuar këtë lojtar

09/24/2021 19:00
nga:E K

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlor i ka kërkuar klubit të nënshkruajë me mesfushorin e Brighton, Yves Bissouma.

Bissouma sezonin e kaluar kaloi një formë të jashtëzakonshme duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në Premier Ligë, gjersa ai e ka nisur mjaft mirë edhe këtë sezon.

Sipas legjendës, Parlour, Bissouma duhet të jetë njëri nga ata lojtarët që Arsenalit duhet ti kërkojë për ti transferuar.

Ai tha për talkSPORT: “Unë kam thënë për një kohë të gjatë se Bissouma është një lojtar i klasit të lartë. Do të më pëlqente ta shihja atë në Arsenal, e thashë këtë në dritaren e transferimeve: një lojtar që do të doja të shihja është Bissouma.

“Unë mendoj se ai ka gjithçka. Ai është efikas në top, mund të fusë këmbën kudo, mund të pasoj. Ai ndoshta mund të shënojë edhe disa gola të tjerë që unë duhet të imagjinoj, por ai nuk është në pozitën për të shënuar gola”, u shpreh Parlour. 

Ai gjithashtu shtoi: “Bissouma ndoshta nuk do të shkojë në Arsenal, duke pasur parasysh kë kanë nënshkruar, nëse klubi nuk dëshiron t’i ndryshojë gjërat më tej.

“Unë kam qenë i impresionuar me Albert Sambi Lokonga. Lokonga do të jetë i shkëlqyer duke pasur parasysh atë që kemi parë deri më tani. Arsenali ka Thomas Partey gjithashtu.

“A kanë nevojë ata për një lojtar tjetër atje? Potencialisht, por atëherë ai do të luftonte për pozicionin”, përfundoi legjenda angleze.