Ish-sulmuesi i Arsenalit, Dennis Bergkamp, ka veçuar Robert Lewandowski-n e Barcelonës, Harry Kane-n e Bayern Munich-ut dhe Karim Benzema-n e Al-Hilal-it si tre sulmuesit më të mirë në botë.
Futbollisti i pensionuar shprehu admirimin e tij për këta sulmues, duke i përshkruar ata si “fenomenalë” dhe “të pabesueshëm”.
Holandezi e deklaroi këtë ndërsa fliste me ish-lojtarin e Arsenalit, Ian Wright, në The Overlap.
“Për momentin, sulmuesit idealë – siç i njihnim ne, janë Harry Kane dhe Robert Lewandowski,” deklaroi Bergkamp.
“Lewandowski është në një moshë ku gjërat nuk vijnë gjithmonë aq mirë, por ata të dy Kane dhe Lewandowski kanë qenë fenomenalë.
“Dhe Karim Benzema, lëvizja e tij në fushë është e pabesueshme.”
/GazetaBlic Sport


