Argjentinasi Marcelo Gallardo, 46 vjeç, trajneri i River Plate dhe ish-mesfushori i PSG-së (i veshur me fanellën e Parisit në 2006/07), i befasoi të gjithë dhe gjithçka në konferencën pas ndeshjes me Gimnasia y Esgrima.
Gallardo befasoi me përgjigjjen kur një gazetar e pyeti për fishkëllimat që mori bashkëkombasi Messi para dhe gjatë ndeshjes kundër Bordeaux në fundjavë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në këtë konferencë prisja të gjitha llojet e pyetjeve përveç kësaj, e rrëfej”, tha ai.
“Sot në futboll, asgjë nuk më befason më. Ne gjithashtu fishkëllenim dhe keqtrajtuam Messin kur ai tha se do të jepte dorëheqjen nga kombëtarja. Duhet të kesh kujtesë. Falë Zotit u pendua dhe u kthye. Dhe kjo është ajo që ne duhet të kujtojmë”, përfundoi argjentinasi.
/GazetaBlic Sport/


