Sporti

Legia Warsaw – Napoli, formacionet e mundshme – Rrahmani titullar edhe në këtë takim

11/04/2021 09:36
nga:Mergim Rreci

Lideri i Serie A, Napoli, vazhdon fushatën në Europa League sonte në mbrëmje, teksa kërkojnë të vulosin fitoren e dytë brenda grupit ndaj rivalëve të Grupit C, Legia Varshavës në stadiumin “Wojska Polskiego”.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali, Napoli e kishte fituar me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Legia është në vendin e parë me 6 pikë, kurse Napoli i dyti me 4 pikë.

Amir Rrahmani do të jetë titullar në këtë takim tek Napoli, kurse Ernest Muçi tek skuadra Legias.

Ndeshja zhvillohet në ora 18:45 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme.

Legia Warsaw: Miszta; Wieteska, Jedrzejczyk, Mladenovic; Johansson, Josue, Kharatin, Luquinhas, Guimaraes; Muci; Emerli

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Demme, Anguissa, Elmas; Insigne, Mertens, Politano.

/GazetaBlic Sport/