Lideri i Serie A, Napoli, vazhdon fushatën në Europa League sonte në mbrëmje, teksa kërkojnë të vulosin fitoren e dytë brenda grupit ndaj rivalëve të Grupit C, Legia Varshavës në stadiumin “Wojska Polskiego”.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali, Napoli e kishte fituar me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Legia është në vendin e parë me 6 pikë, kurse Napoli i dyti me 4 pikë.
Amir Rrahmani do të jetë titullar në këtë takim tek Napoli, kurse Kastrati tek skuadra Legias.
Ndeshja zhvillohet në ora 18:45 dhe këto janë formacionet zyrtare.

/GazetaBlic Sport/


