Sipas The Athletic, Leeds United ka refuzuar ofertën e Arsenalit për anësorin Raphinha.
“Topçinjtë” bënë një ofertë për brazilianin të martën mbrëma, por ajo nuk arriti në vlerësimin e kërkuar nga Leeds dhe kështu u refuzua, përcjell GazetaBlic Sport.
25-vjeçari pritet prej kohësh t’i bashkohet Barcelonës dhe skuadra e Xavi-t konsiderohet gjerësisht si destinacioni i tij i preferuar, por vështirësitë e tyre financiare e kanë bërë të vështirë përfundimin e lëvizjes.

/GazetaBlic Sport/


