Showtime

Ledri tregon pamje nga klipi në Monaco

05/31/2022 08:23
nga:G B

Reperi Ledri Vula ka paralajmëruar këto ditë që do të nxjerr një këngë të re këto ditë

E pak para lansimit të këngës, Ledri ka treguar disa nga skenat që pritet të jenë në këtë këngë, por edhe vargjet e saj.

Kënga dhe klipi besohet që do të jenë më e shtrenjta që është bërë nga një reper kosovar, pasi që vet fakti i xhirimeve në Monaco tregon se kemi të bëjmë me një videoklip të shtrenjtë.

Burimet e Express thonë se “Monaco” do të lansohet më 3 korrik.

Pos fotove që Ledri ka postuar në Instagram Express ka siguruar edhe disa foto tjera që nuk janë postuar ende nëpër rrjetet sociale.

“Nale telefonin rri me mu”, është një rresht i kësaj kënge, teksa një tjetër është “Ti ma prishe planin”.