Ledri dhe Noizy janë dy nga reperët më të dëgjuar të gjeneratës së sotme.
Ata nuk njihen vetëm për stilin e tyre unik që i karakterizon, por edhe për përplasjet që kanë pasur.
Në të kaluarën ata konsideroheshin armiq, pasi Ledri ishte anëtar i BabaStars kurse Noizy i OTR.
Këto dy grupe vazhduan konfliktet e përçarjet edhe në sferën e muzikës përmes teksteve të këngëve, apo gjatë intervistave të ndryshme të protagonistëve.
Kjo gjë më pas çoi në konfliktin e armatosur në Prishtinë në vitin 2016, kur mbetën të plagosur Noizy (OTR) dhe Varrosi (BabaStars).
Pas kësaj, Ledri dhe Noizy kanë pasur një marrëdhënie më të afërt, madje dyshja kanë lançuar edhe një këngë së bashku me titullin “Dje&Sot”.
E për ta vërtetuar që shoqëria e tyre po shkon akoma më mirë, ditën e sotme, vetë Ledri ka postuar një foto në “Instastory”, ku shihet bashkë me Noizy-n duke qeshur.



