Dy ish-konkurentet e “Për’puthen”, Antonela Berisha dhe Ledjana Prenga, si duket nuk i kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën akoma.
Ato gjatë periudhës që kanë qenë në program kanë pasur shumë konflikte me njëra-tjetrën, shkruan GazetaBlic.
Antonela para disa ditësh ka goditur me një deklaratë në emisionin “E Diell”, ku tregoi hapur se është ngacmuar hapur nga futbollisti i njohur Baloteli.
Së fundmi rreth kësaj deklarate ka reaguar Ledjana, përmes një video në TikTok, ku ka pyetur ndjekësit e saj se “Sa nga ju mendonjnë që Baloteli i ka shprehu dashurinë Antonelës“, dhe ka komentuar “Mbrëmë kamë pirë kafe me Ronaldon“./GazetaBlic/



