Mbrëmja e spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania ka qenë e mbushur me befasi dhe emocione.
Pas eliminimit të dytë, vëllai i madh iu kumtoi banorëve emrat e katër banorëve që kishin thyer rregullat dhe do të shkonin automatikisht në televotim.
Ky lajmërim iu erdhi përmes një zarfi të zi, të cilin prezantuesi i programit Ledion Liço, ia kërkoi reperit Bardhi që ta lexonte.
E duke qenë se emri i tij është në kontrast me zarfin që iu dha për detyrë ta lexonte para banorëve, Ledioni u ndje i detyruar që të bënte një sqarim për opinionin.
“Ju lutem që ta sqaroj, Big Brother nuk është në asnjë lloj mënyre racist. Ishte thjesht rastësi që Bardhi hapi zarfin e zi, rastësi e pastër”, tha Ledioni pasi mbylli lidhjen me banorët.
Përndryshe katër banorët që kanë thyer rregullat dhe që rrjedhimisht janë të nominuarit e kësaj jave janë: Egla, Sara, Juli dhe Gazi.