Katër skuadra shqiptare do të luajnë në garat evropiane këtë sezon.
Megjithatë, KF Ballkani, Llapi, Gjilani dhe Drita do t’i luajnë ndeshjet si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pasi stadiumet e tyre nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara nga UEFA, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish futbollisti i njohur, Liridon Leci thotë se është pak vetëm një stadium, pasi është rritur numri i skuadrave që po luajnë në Evropë.
“Është në të keqen tonë që t’i themi UEFA’s e kemi veç një stadium që të luajmë ndeshjet. Është pak ta kemi vetëm një stadium, sepse tani është rritur numri i ekipeve që luajnë në Evropë – edhe vitin tjetër tri ose katër skuadra do të marrin pjesë, kështu që duhet angazhim ekstra për të bërë edhe një stadium që licensohet”, tha Liridon Leci në emisionin “Kampionët”.
/GazetaBlic Sport


