Sporti

Leao zbulon mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur

05/26/2023 19:05
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao (Milan) zbuloi se cilët ishin mbrojtësit që i krijuan më shumë vështirësi kur u përball me ta.

“Tiago Silva. Ai është një lojtar me përvojë dhe kualitativ dhe di të mbushë boshllëqet. Ai është një lojtar i zgjuar, kjo është fjala e duhur. Edhe Danilo (Juventus) është shumë i fortë”, ka thënë sulmuesi në Youtube, përcjell GazetaBlic Sport.

Rafael Leao zbuloi gjithashtu se cilët janë lojtarët që i pëlqejnë më shumë dhe cilët kanë shërbyer si referencë: “Cristiano Ronaldo, Ronaldinho, Robinho dhe Neymar”, përfundoi ai.