Pas barazimit pa gola të Milan-it në transfertën e Juventus-it, sulmuesi i “Djallit”, Rafael Leao reagoi në rrjetet sociale për momentin që po kalon skuadra “kuqezi”.
Në reagimin e tij, Leao shprehet se ata gjithmonë luftojnë dhe se nuk janë as më mirë dhe as më keq se dje.
“Angazhimi i të gjithëve ishte i rëndësishëm!! Ne nuk jemi as më mirë e as më keq se dje, ne jemi ata që luftojmë gjithmonë!“, shkruan portugezi krahas fotos me shiritin e kapitenit.