Roma po shqyrton mundësinë për të transferuar Rafael Leaon nga Milani në ditët e fundit të merkatos.
Sulmuesi portugez nuk shihet pjesë e projektit të Ruben Amorimit, ndërsa Gian Piero Gasperini e konsideron profilin e tij të përshtatshëm për repartin ofensiv.
Interesi nga Arabia Saudite dhe Turqia nuk e ka bindur Leaon, i cili synonte një transferim në Premier League, por deri tani nuk ka ardhur një ofertë nga Anglia.
Roma po monitoron situatën dhe pret zhvillimet e fundit të merkatos. Milani deri tani ka kërkuar të paktën 50 milionë euro për një shitje përfundimtare të Leaos. Roma po mendon një formulë tjetër, me 4 milionë euro për huazimin dhe 41 milionë euro për blerjen e detyrueshme në varësi të kushteve të përcaktuara.
Në këtë mënyrë, operacioni do të arrinte në 45 milionë euro. Klubi verdhekuq synon të marrë përsipër 80% të pagës së Leaos, duke respektuar një kufi prej 8 milionë eurosh bruto.


