Sporti

Leao: Milan e meriton të jetë në Champions League

04/13/2021 20:48
nga:L J

Sulmuesi i Milan, Rafael Leao, është shprehur se skuadra e tij e meriton të jetë pjesë e garës më të madhe evropiane për ekipe në futboll.

Zlatan Ibrahimovic, është suspenduar për një lojë dhe kjo i jep mundësinë sulmuesit portugez që të marr më shumë hapsirë te skuadra italiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Portugezi, Leao ka lavdëruar formën e mirë të skuadrës dhe tha se ekipi i tij e meriton një vend në Champions.

“Nuk është e rëndësishme ku luaj, në qendër të sulmit apo si sulmues anësor, e rëndësishme është të shënojë dhe ta ndihmojë ekipin të arrijë rezultate të mira“, tha ai për Sky Sport.

“Ibra është lojtar i rëndësishëm për ne, por ne kemi lojtarë që mund ta zëvendësojnë atë”, vazhdoi sulmuesi i Milanit.

“Ne po hyjmë në pjesën e fundit të sezonit, duhet të bëjmë gjithçka që të zëmë një vend për Champions League, Milan e meriton atë”, përfundoi portugezi.

Milan ndodhet në vendin e dytë në tabelë në Serie A.

/GazetaBlic Sport.