Rafael Leao sot është lojtar kyç i Milanit të Piolit. Sulmuesi portugez, i pëlqyer nga klube të mëdha në Evropë, përfshirë Chelsean, kundërshtarin e radhës, po ia kthen besimin kuqezinjve në kohë të vështira.
Përvoja e Leaos në Serinë A nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, përkundrazi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kalimi në Milano në moshën 19-vjeçare ishte i ndërlikuar, më dukej se nuk mund ta përballoja presionin dhe nuk mund të përgjigjesha mirë në fushë. Megjithatë, kur më thërret Milani, nuk mund t’i thuash jo”, tha Leao.
“Klubi më bëri të kuptoj se ata nuk kishin ndërmend të më shisnin sepse besonin në mua. Besimi i Milanit më ka ndihmuar të rritem dhe të përmirësohem.”
Sot Rafael Leao është një nga lojtarët më të kërkuar të Milanit: “Ndjej se jam një burim i çmuar për klubin dhe ekipin”.
/GazetaBlic Sport


