Rafael Leao ishte shumë krenar që ndihmoi Milanin me një gol në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit (4-0) dhe bëri një hap tjetër drejt fazës tjetër të Ligës së Kampionëve.
“E dinim se sa e rëndësishme ishte të fitonim këtë lojë, kështu që erdhëm me motivim shtesë! Shumë i kënaqur me performancën e të gjithë kolegëve të mi. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar sulmuesi në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas këtij rezultati, skuadra italiane është në vendin e dytë në Grupin E, me shtatë pikë.
View this post on Instagram


