Sporti

Leao i padëshirueshëm tek Milan, klubi e vendos në shitje

03/17/2026 08:27
nga:Mergim Rreci

Ka gjithnjë e më shumë raportime se reagimi i fundit i Rafael Leaos i ka irrituar aq shumë drejtuesit e Milanit saqë ata do të ishin të gatshëm të dëgjonin nëse do të vinte një ofertë e përshtatshme për shitjen e tij.

Ai ishte menduar të bëhej figura kyçe për të ardhmen e klubit pas nënshkrimit të një kontrate të re, e cila e bëri atë lojtarin më të paguar në skuadër.

Ideja ishte që ai të bëhej një lider në San Siro, por duke pasur parasysh se mbush 27 vjeç në qershor dhe po tregon shumë pak shenja se po ndryshon zakonet e tij të këqija, drejtuesit po humbasin durimin me të.

Veprimet e tij pas zevëndësimit në ndeshjen ndaj Lazios, i kanë irrituar edhe tifozët, të cilët kanë shprehur kritika të mëdha në drejtim të tij.

/GazetaBlic Sport/