Sporti

Leao i padëshiruar, refuzohet nga skuadrat e mëdha evropiane

05/20/2026 23:37
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Rafael Leao mbetet e paqartë, pasi Arsenal, Manchester United dhe Barcelona kanë refuzuar mundësinë për ta transferuar sulmuesin portugez.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit dhe agjentët e lojtarit e kanë ofruar Leaon te disa klube të mëdha evropiane, por interesimi nuk ka qenë konkret. Klubi italian thuhet se është i gatshëm ta shesë për rreth 80-90 milionë euro, pavarësisht klauzolës prej 120 milionë eurosh në kontratën e tij.

26-vjeçari zhvilloi një sezon me ulje-ngritje, duke regjistruar 10 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje, ndërsa raportet flasin për pakënaqësi edhe me trajnerin Massimiliano Allegri.

Për momentin, klubet nga Arabia Saudite përmenden si destinacione të mundshme, megjithëse vetë lojtari nuk duket i bindur për një largim të tillë.

/GazetaBlic Sport/