Sporti

Leao gati për t’i thënë po rinovimit me Milanin, do të fitojë tri herë më shumë se tani

06/06/2022 12:00
nga:Lorik J

Rafael Leao është prioritet i pronësisë së re të Milanit.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë duan të largojnë sa më shumë pretenduesit për të blerë portugezin, në radhë të parë Real Madrid dhe për ta bërë këtë ata ia kanë vënë në tavolinë lojtarit një ofertë prej 4.5 milionë euro në sezon, trefishi i asaj që fiton tani, përcjell GazetaBlic Sport.

Klauzola 150 milionë e përfshirë në kontratën e tij i ndihmon klubit, por ata duan që lojtari të mbetet i kënaqur te Milanello dhe për këtë arsye ekziston vullneti i fortë për të zgjatur sa më shpejt marrëdhënien me Milanin.

Pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për Leaon.

/GazetaBlic Sport