Sporti

Leao: Duhet të fitonim 3-0, kualifikohemi në Londër

02/15/2023 17:17
nga:Mergim Rreci

Milani fitoi 1-0 raundin e parë ndaj Tottenhamit, përballjë që u vendos nga goli i Brahim Diaz. Kuqezinjtë luftuan fort dhe menaxhuan avantazhin e shpejtë.

Ylli i kampionëve të Italisë, Rafael Leao foli për uefa.com në lidhje me suksesin ndaj skuadrës së Antonio Contes.

Pas tri javësh do të synojnë në Londër kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. “Jam i lumtur për fitoren. E dinim mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Bëmë një punë të mirë dhe siguruam një fitore të rëndësishme. Sipas mendimit tim, ndeshja duhet të përfundonte 3-0 për ne. E kryem mirë detyrën tonë, por kemi edhe ndeshjen e kthimit.

Do të luajmë në Londër, atje na pret një përballje e vështirë. Por, ne do të ikim atje për të fituar dhe për t’u kualifikuar”, deklaroi Leao.