Sporti

Leao afër rinovimit, do të bëhet lojtari më i paguar tek Milani

04/23/2023 12:28
nga:L J

Rafael Leao po i afrohet nënshkrimit të një kontrate të re me Milanin, ka bërë të ditur gazetari i mirëinformuar italian Nicolo Schira.

Sulmuesi portugez ishte lojtari më i mirë i Milanit që fitoi Serie A sezonin e kaluar dhe është ende, sipas Transfermarkt, lojtari më i vlefshëm i ekipit italian, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj, Leao dhe drejtuesit e klubit nuk arritën të bien dakord për një kohë të gjatë për vazhdimin e bashkëpunimit, i cili sipas kontratës aktuale vlen deri në verën e vitit 2024. Schira pretendon se marrëveshja e re është afër dhe Leao do të fitojë shtatë milionë euro në vit, ndërsa dy milionë euro do të merrte menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

Nëse paga e tij rritet në shtatë milionë euro, ai do të ndajë vendin e parë me Ismael Bennacer, i cili ka një pagë vjetore identike në Milan.

/GazetaBlic Sport