Analisti politik, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje është në një eufori elektorale, duke komentuar rezultatet e votave të diasporës dhe ndikimin e tyre në komuna.
Ai ndër të tjera tha se Vetëvendosje nuk ka vullnet për kompromis dhe gaditshmërinë për dialog mes partive politike për gjetjen e një zgjidhje për vendin.
“Aktualisht Vetëvendosje është në një euforie elektorale ku me votat e diasporës janë duke shikuar se cilat komuna po i kuqet, u kuq Istogu, u kuq Malisheva. Për mua le ta kuqë deri te molla e kuqe ku e kemi origjinën ne, por kur nuk mundesh me bërë qeverinë, nuk je i gatshëm me bërë kompromise, nuk je i gatshëm me bërë dialog mes partive politike për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën, le t’i ka sado numra, le të kuqet sado harta e Kosovës, edhe përtej hartës të Kosovës, por nuk po don, nuk ka vullnet”, deklaroi Muhaxheri.


