Lajme

“Le të ketë festë, sepse kushtrimi ka rënë tashmë”- Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

02/08/2025 11:34
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës të LDK-së që do të mbahet sonte në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë.

Abdixhiku thotë se ky do të jetë tubimi më i madh elektoral në vend.

Postimi i plotë:

Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë.

Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!

Fitore, dhe asgjë më pak! ✌️