Marine Le Pen doli të jetë kundërshtarja më e fortë e presidentit aktual të Francës, Emanuel Macron, në zgjedhjet presidenciale, të cilat u zhvilluan dje.
Teksa rrethi i parë i nxori në balotazh të dy kandidatët, Le Pen u ka bërë thirrje atyre që nuk e kishin votuar Macronin të votojnë për të në rrethin e dytë.
Ajo tha se do të ishte “presidentja e të gjithë francezëve” nëse zgjidhet në rrethin e dytë dhe preku të gjitha temat e njohura, për të cilat ajo bëri fushatë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë rivendosjen e vlerave franceze, kontrollin e imigracionit dhe sigurinë për të gjithë, raporton BBC.
Nën thirrjet e mbështetësve të saj duke brohoritur “ne do të fitojmë”, ajo u zotua të “vendos Francën në binarë brenda pesë viteve”.
Le Pen njihet si një politikane që ka lidhje të fortë me Rusinë dhe miqësi me Vladimit Putinin.
Rrethii i dytë i zgjedhjeve për president të Francës do të mbahet pas dy javësh, më 24 prill.


