Sporti

E bujshme: Futbollistja e PSG’së organizon sulm fizik ndaj bashkëlojtares së saj

11/10/2021 13:20
nga:Mergim Rreci

Aminata Diallo dyshohet se qëndron pas një sulmi ndaj një shoqe të skuadrës.

PSG konfirmon se ka nisur një hetim dhe se futbollsitja është arrestuar nga policia, përcjell GazetaBlic Sport.

Të mërkurën, L’Equipe franceze raportoi se lojtarja e Paris Saint-Germain, Aminata Diallo ishte arrestuar nga policia. Lojtarja e PSG-së dyshohet se qëndron pas një sulmi ndaj një shoqe të skuadrës.

Sipas gazetës, motivi pas incidentit është lëndimi i bashkëlojtares të skuadrës për të ulur konkurrencën në ekip. L’Equipe shkruan se dy persona të maskuar, në emër të Diallo-s, dyshohet se kanë nxjerrë shoqen e skuadrës nga një makinë dhe i kanë dhënë goditje në këmbë për ta lënduar.

“Paris Saint-Germain dënon fuqishëm dhunën që është kryer”, shkroi klubi në faqen e tij të internetit.

/GazetaBlic Sport/