Lidhja Demokratike e Kosovës, sot në 41 vjetorin e vdekjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, ka deklaruar se vrasja e tyre ka qenë goditje e madhe për mbarë kombin tonë.
LDK ka theksuar se heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, ishin shndërruar në pikënisje e referencë për secilin veprimar
“Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u qëlluan për vdekje tre kolosët e lëvizjes për liri e demokraci, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vrasja e tyre ishte goditje e madhe jo vetëm për lëvizjen shqiptare në mërgim, mirëpo për mbarë kombin tonë. Jeta e tyre u shua padrejtësisht e në mënyrë barbare nga agjenturat e shërbimit sekret serb” thuhet në komunikaten e LDK-së.
Postimi i plotë:


