Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie.
Arsyeja nuk është bërë e ditur, por vetëm koha dhe vendi i mbajtjes së saj, përcjell GazetaBlic.
Njoftimin e konfirmoi zyra për informim e kësaj partie përmes një komunikate dërguar medieve.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Të nderuar/a,
Nesër (e shtunë), më datë 6 nëntor 2021 në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.
Konferenca mbahet në shtabin e Prishtinës, në (ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga Restaurant Simphony).
Ftoheni të përcjellni këtë ngjarje!
LDK – Zyra për Informim
/GazetaBlic/