Lajme

LDK thërret konferencë për media

08/14/2021 07:24
nga:M K

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se konferenca mbahet në orën 11:00.

“Nesër (e shtunë), më datë 14 gusht 2021, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së, dërguar të premten.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference nga LDK-ja.