Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar atë për një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, pas situatës së krijuar me dështimin e konstituimit të Kuvendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar letër dhe ka siguruar se do t’i kthejnë përgjigje Kurtit brenda një kohe të arsyeshme.
Kështu ka deklaruar për GazetaBlic, zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti Besian Mustafa, i cili theksoi se “Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë.”
Publikohet letra | Albin Kurti lut Lumir Abdixhikun për koalicion


