Lajme

LDK: Raportimet tona për përfshirjen e VV-së në KEK dhe rastin e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit, të sakta, të hetohen!

10/15/2024 15:52
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

Sipas LDK-së, shqetësimet e tyre kanë qenë të sakta, pasi po del përfshirja e VV-së në KEK dhe në aferat korruptive të Nagip Krasniqit e Martin Berishajt.

“LDK-ja në vazhdimësi ka folur për ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet, që nëpërmjet një skeme shumë mirë të organizuar e të kontrolluar deri në detaje – nga menaxhimet e komunikimeve ditore, tek oraret e reduktimeve të energjisë elektrike për qytetarët; nga punësimet e paligjshme, deri tek 150 tenderët sekretë – ka organizuar një skemë kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies” thuhet në reagimin e LDK-së raporton Gazeta Blic.

Tutje në reagim thuhet se, LDK-ja, do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë, ligjorë e kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit, të korrupsionit dhe të keqpërdorimeve.

Reagimi i plotë: