Lajme

LDK: Qeveria ka lënë jashtë funksionit tri institucione të pavarura

02/21/2022 14:09
nga:N M

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e konsideron shqetësuese vonesën për funksionalizimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShP), Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), si dhe Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM)

Në një konferencë për medie, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se në kohën kur Kosova po përballet me rritje të çmimeve, mosfunksionalizimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ndikon që këto çmime të rriten ne kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa ka thënë se vonesat në emërimin e anëtarëve të OSHP-së dhe Bordin e KPM-së janë tentim për kapje dhe politizimin e këtyre organeve.

“Qeveria e Kosovës ka lënë jashtë funksionit, për afër një vit, organe të rëndësishme si Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, Autoriteti Kosovar të Konkurrencës si dhe Bordin e KPM-së”, tha ai.

Ai tha se si pasojë e mosfunksionimit të OShP-së, Komunat dhe institucione qendrore, kanë mbetur pa realizuar projekte në vlerë qindra miliona euro, me të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenies.

Mblidhet Kuvendi, diskutohet për temën më të nxehtë: dialogun me Serbinë!