Lajme

LDK pro tërheqjes së Trustit: Kurti po i ndalon deputetët e pushtetit për përkrahjen e kësaj nisme

01/18/2023 14:04
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përkrahësi për tërheqjen e parave nga Trusti.

Kështu ka bërë me dije deputetja e kësaj partie, Rrezarta Krasniqi e cila tha se LDK-ja përkrahë çdo interes të qytetarëve, veçanarisht në këtë krizë.

“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së është pro tërheqjës së Trustit, sepse ne si deputet përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe duhet ta përkrahim çdo kërkesë që vjen nga ta”, tha Krasniqi.

Krasniqi shton se shumë nga deputetët e VV-së janë përkrahës të kësaj nisme, por voton PËR ia ndalon kryeministri Kurti.

“Ka shumë deputetë të pushtetit që dëshirojnë të votojnë pro tërheqjes së Trustit, por ndikohen nga kryeministri Kurti. Ne përveç që jemi pozitë-opozitë kemi shoqëri me njëri-tjetrin dhe ka shumë deputetë që e kanë të ndalur nga Kurti, përkrahjen e tërheqjes së Trustit”, tha Krasniqi për GazetaBlic.

Berisha i PDK-së: Trustin s’po e pengon Muja, ai është eksponenti më i dobët dhe më i shëmtuar i Qeverisë Kurti

Trusti në Kuvend nga nënshkrimet e qytetarëve, Balje optimiste: Nesër do të kalojë