Lajme

LDK prezanton kandidatët për deputetë

12/16/2025 18:50
nga:G B

Në AMC Hall në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, po prezanton kandidatët për deputetë dhe po shpalos programin politik të partisë.

Evenimenti ka filluar në ora 18:00, dhe të pranishëm janë aktivistë, mbështetës dhe qytetarë që po ndjekin këtë ngjarje.

Në fjalën hyrëse, kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku tha se Kosova ishte në drejtim të një qeverie që e ka humbur shumicën dhe drejtimin.

“Vendi është me një qeveri që e ka humbur shumicën, besimin dhe besa edhe drejtimin. E vërteta është e thjeshtë dhe e rëndë, Kosova sot nuk është vetëm në krizë politike, por edhe në krizë besimi”, tha Abdixhiku.