Lajme

LDK përjashton asambleisten më të votuar në Obiliq

04/28/2022 20:29
nga:Gazeta Blic

Nënkryetarja e degës së LDK-së në Obiliq, Linda Sadiku është përjashtuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa në këtë parti.

E indinjuar me veprimin e degës së LDK-së, ajo ka shprehur dyshime nëse është e njoftuar edhe kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, për këto veprime.

“Dua të di, keto veprime të ulta që po bëhen aktivistëve të devotshëm të LDK-së në Obiliq a po bëhet në dijeni dhe izen e Lumir Abdixhiku -t
Nëse PO, ditë të rënda kane ardhë për elektoratin besnik dhe qëndrestarët e LDK-së, nëse JO, kryetar Abdixhiku URGJENTISHT ndalni këto veprime të uzurpatorëve që kan mision realizimin e synimeve personale dhe shkatërrimin e LDK-së në Obiliq”, ka thënë ajo, në reagimin e saj.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë pa ndërhyrje:

E përjashtuar në emër të LDK-së

Isha përgaditur si zakonisht të kontriboja sot në seancën e Kuvendit Komunal, kur papritur, pa paralajmërim, jashtë rendit të ditës, sa qel e mshel sytë u përjashtova nga Anëtarja e Komitetit për Politikë dhe Financa,e votuar më herët si përfaqësuese e LDK-së në këtë komitet.
Këtë e bëri pushteti aktual nëpërmjet servilëve të tij,në mënyrën më të ulët me arsyetim se Unë nuk po i mbështetkam projektet e tyre( me demek të LDK-së).

Sa për informim të opinionit Unë jam Nënkryetare e Degës së LDK-së në Obiliq,e zgjedhur kohë më parë nga ana e kuvendit legjitim,po ashtu jam asambleistja më e votuar e LDK-së në dy mandate, më e votuar se ”burrat”aty në kuvend që mbajnë mandate të falura nga LDK-ja dhe më pas pandershëm abuzojnë me atë votë duke e shitur për interesa personale e familjare.Unë në mandatin tim mbështes vetëm qëndrimin e qytetarëve që më kane votuar dhe të partisë sime e në asnjë mënyrë të uzurpatorëve, të konvertuarve dhe të shiturve.

Në vitin 2013 isha përjashtuar nga puna nga XH.Gashi vetëm pse isha anëtare e LDK-së,nuk arriten mem shantazhu as atehere, nuk do mundeni as tani sepse une jam Linda dhe kam kredibilitet familjar dhe personal.Nuk arrita të gjej një vend pune edhe pse me pergatitje superiore, profesionale vetëm për shkak të devotshmërisë ndaj subjektit tim LDK-së.E tani,të konvertuarit në LDK, në emër të LDK-së më përjashtojnë mua.

A është kjo LDK-ja e Ibrahim Rugovës?!

Dua të di, keto veprime të ulta që po bëhen aktivistëve të devotshëm të LDK-së në Obiliq a po bëhet në dijeni dhe izen e Lumir Abdixhiku -t
Nëse PO, ditë të rënda kane ardhë për elektoratin besnik dhe qëndrestarët e LDK-së, nëse JO, kryetar Abdixhiku URGJENTISHT ndalni këto veprime të uzurpatorëve që kan mision realizimin e synimeve personale dhe shkatërrimin e LDK-së në Obiliq

Krejt ne fund faleminderit kolegëve që votuan Pro largimit tim nga Komiteti per Politike dhe Financa,pavaresisht qe jam munduar te tregoj kolegialitet per të gjithë aty pa dallime dhe nga disa vertet nuk e prisja nje gje te tillë,por pavaresisht prap i arsyetoj sepse pushteti u’a “ngreh” veshët!