Lajme

LDK për vrajsen në Ferizaj: Kjo tragjedi nuk duhet të kalojë veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi

08/23/2021 22:51
nga:Q R

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për tragjedinë në Ferizaj, ku mizorisht u vra Marigona Osmani, 18 vjeçare.

Përmes një komunikate, thotë se kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi, por duhet të mobilizohet i tërë sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar autorët e krimit.

“Vajzat tona nuk meritojnë të dhunohen e të vriten kësisoji. Atyre nuk mund t’iu ndalen ëndërrat në gjysmë”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se LDK-ja dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë të gjitha krimet që ndodhin, është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë gratë dhe vajzat tona.

Lidhja Demokratike e Kosovës, u shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të Marigona Osmanit.

 

Ministrja Haxhiu: Dhuna në familje alarm për institucionet dhe shoqërinë, kemi nisur një fushatë sensibilizuese