Lajme

LDK për paralajmërimet për atentat: Të bëhen hetime të pavarura, falendërojmë qytetarët për qetësinë e treguar

01/20/2023 12:20
nga:N M

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë thënë se si parti i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë për përkrahjen dhe qetësinë e treguar pas informacioneve se po planifikohej atentat ndaj kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë.

Në njoftim partia që drejton Abdixhiku kanë falendëruar edhe partnerët ndërkombëtar për përkrahjen lidhur me këtë rast.

Ndërkohë bëjnë thirrje që organet e rendit në përputhje me seriozitetin e situatës të bëjnë hetime të pavarura dhe “të ruajnë profesionalizmin si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor”

“Arsenali i rëndë diplomatik i SHBA-së dhe BE-së në Kosovë” – Ish kryeministri del me disa këshilla