Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e zëvendës ministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi, raporton Gazeta Blic.
Zëdhënësja për media në këtë subjekt politik Sibel Halimi ka thënë se me marrëveshjen për taskën prej 5 eurosh që e kishte nënshkruar Durmishi, ai zgjodhi një kompani që ka vetëm tre punëtorë të regjistruar si dhe e përcaktoi vet çmimin prej 5 eurove.
Reagimi i plotë:
Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme!
PSD kërkon dorëheqjen e Hysen Durmishit


