Lajme

LDK nesër me tubim elektoral në Viti

1 muaj më parë
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nëser do të mbajë tubim elektoral në Viti.

Tubimi do të mbahet në sheshin e qytetit me fillim nga ora 13:30.

Ndërkaq, Abdixhiku nesër do të ketë takim me gratë në Gjilan dhe me banorët e Zhegrës.

E nga atje do të takojë kthehet për në Hajvali e Matiqan për takime me banorët.

Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.