Lajme

LDK në Prizren do ta bojkotojë zgjedhjen e Kryesuesit, nesër nuk merr pjesë në seancë

12/22/2021 13:36
nga:M K

LDK në Prizren do ta bojkotojë zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime brenda kësaj dege.

“Nuk do të marrim pjesë nesër. Do ta bojkotojmë seancën e zgjedhjes së Kryesuesit”, ka thënë ndër të tjera ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë ndërkaq se LDK ka refuzuar bashkëpunimin me Shaqir Totajn në ekzekutiv, çka do të thotë se Lidhja Demokratike në kryeqytetin historik do të qëndrojë në opozitë.

Këtë për GazetaBlic e pranoi edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në këtë qytet, Hatim Baxhaku.

” Jo, jo, ne do të qëndrojmë në opozitë – nuk hyjmë në qeveri. Sigurisht që do të jemi një opozitë konstruktive” , ka thënë Baxhaku për GazetaBlic.

LDK në Prizren – Shaqir Totajt: Jo faleminderit, qëndrojmë në opozitë

/GazetaBlic/