Lajme

LDK në Obiliq diskuton për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Xhafer Gashi njofton se shef i Shtabit u emërua Ibush Mjekiqi

12/16/2024 22:21
nga:G B

Dega e LDK-së në Obiliq ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i kësaj dege, Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se shef i Shtabit u emërua Ibush Mjekiqi.

Ai ka shtuar se të gjithë kanë rikonfirmuar gatishmërinë dhe angazhimin për të punuar në çdo lagje, çdo fshat dhe çdo pjesë të qytetit, duke qenë të bashkuar në rrugëtimin drejt ndryshimit.

Postimi i tij i plotë:

Në mbledhjen me Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Obiliq, diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025, organizimin dhe aktivitetet që do të zhvillojmë gjatë kësaj periudhe.

Gjatë këtij takimi, u zgjodh edhe Shtabi Zgjedhor i Degës së LDK-së në Obiliq, në përbërje prej 11 anëtarëve, ku për shef të Shtabit u emërua z. Ibush Mjekiqi.

Të gjithë rikonfirmuam gatishmërinë dhe angazhimin tonë për të punuar në çdo lagje, çdo fshat dhe çdo pjesë të qytetit, duke qenë të bashkuar në rrugëtimin drejt ndryshimit.

Ndryshimi po vjen!

Xhafer Gashi