Lajme

LDK në Gjilan akuza ndaj VV-së: Skandali i radhës, bllokimi i lirisë së lëvizjes për qytetarë

08/03/2022 18:33
nga:G B

LDK në Gjilan ka akuzuar VV-në se ka bllokuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka quajtur skandal të radhës të kësaj partie.

Njoftimi i plotë:

Sot, Komuna e Gjilanit, ndër shumë skandale të tjera, realizoi skandalin e radhës duke bllokuar në një formë të paparë më herët vendkalimin për këmbësorë, i cili lidh dy sheshet e qytetit.

Vendosja e murit për ta ndërprerë qarkullimin e qytetarëve tanë nuk është zgjidhje e problemit, përkundrazi, ofendon qytetarët.

Qytetarët tanë respektojnë shenjat e trafikut, do e respektonin edhe semaforin në këtë vendkalim, andaj mos i fyeni ata me bllokada të tilla.

Kjo qasje nuk i bën nder qytetarëve e bashkëatdhetarëve tanë. Kjo nuk është mikpritje për ta.

Lidhja Demokratike, Dega në Gjilan, kërkon nga udhëheqësit e Komunës që ta pezullojnë menjëherë këtë veprim skandaloz. Sa më parë, aq më mirë!