Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, duke theksuar se Kosova e dinë çfarë do të thotë gjenocid.
“Ne e dimë më së miri çfarë do të thotë gjenocidi; plagët i kemi të hapura e kujtesën e freskët nga gjenocidi i kryer nga pushtuesi serb.
E gjithë bota demokratike, e gjithë bota humane, pavarësisht nacionalitetit duhet përulur dhe kujtuar me nderim miliona jetë të humbura, të pafajshëm e të pambrojtur”, kanë shkruar nga LDK.


