Lajme

LDK në 16.69%, Arbëreshë Kryeziu e VV-së tallet keq me Lumir Abdixhikun

06/17/2026 20:31
nga:L J

Deputetja e zgjedhur e VV’së, Arbërsha Kryeziu Hyseni, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të cilave LDK renditet e treta me 16.69%.

Ajo ka publikuar një foto të tij, teksa është tallur me të duke thënë se “si 43-vjeçar, Lumir Abdixhiku e mësoi 16-shin”, shkruan Reporteri.net.

“Kur ishte vetëm 10 vjeç si nxënës i klasës së pestë kishte mësuar 13-shin dhe 18-shin. 33 vite pas, pra sot si 43 vjeçar, Lumir Abdixhiku e mësoi 16-shin. Urime. Keni kaluar klasën e pestë 👏”, ka shkruar ajo.

LDK humbi mbrëmë mandatin e 19’të nga VV, e cila fitoi deputetin e 53’të.

Si rrjedhojë, jashtë mbeti ish-deputetja Jeta Statovci.